Këngëtarja Samanta Karavella ka publikuar projektin e ri muzikor.
Kënga është publikuar dhe tashmë gjendet në kanalin YouTube të artistes, ku numëron 98.8 mijë ndjekës në këtë platformë.
Projekti ka ardhur i finalizuar me videoklip, madje edhe teksti me titra. Kënga i kushtohet dashurisë dhe e veçanta e saj është realizimi vizual me ngjyra bardh e zi.