Showbiz

Jessie J thotë se nuk nxiton për martesë

Jessie J

Foto: Associated Press

Jessie J nuk po nxitohet shumë për t’u martuar 

Këngëtarja 37-vjeçare e cila ka katër vjet që është në lidhje me ish-yllin e basketbollit, Chanan Safir Colman dhe me të cilin ka një djalë të quajtur Sky, 4 vjeç ka thënë se pavarësisht se flasin herë pas here për martesë, nuk e shohin këtë si diçka shumë të veçantë.

“Ne flasim për këtë gjatë gjithë kohës, dhe ne qeshim me të gjatë gjithë kohës, dhe jam e sigurt që do ta bëjmë, por nuk jemi në nxitim. Gjithmonë kam thënë se nuk jam shumë e shqetësuar për martesën dhe disa njerëz bëhen vërtet qesharak për këtë, por kjo është preferenca ime”, ka thënë ajo për revistën “People”.

Krijuesja e hitit “’Price Tag” e sheh martesën si diça "mjaft kontraktuale", por ajo thotë se ajo më shumë dëshiron që ta ketë dashurinë prioritet. 

“E di që ai më do. Ai e di që unë e dua atë. Jemi mirë”, ka shtuar aj.

Jessie J ka pohuar po ashtu se nuk dëshiron të martohet derisa Sky të jetë mjaftueshëm i rritur sa për t'u përfshirë në ceremoni dhe për të kuptuar se çfarë po ndodh.

“Do të më pëlqente të martohesha kur Sky të jetë mjaftueshëm për të ditur se çfarë po ndodh, në mënyrë që ai të mund të jetë me të vërtetë pjesë e saj dhe të shijojë atë moment kur të shoh mamin dhe babin të bashkohen”, është shprehur këngëtarja.