Showbiz

Jessie J shpërthen në lot teksa tregon për sëmundjen që po i rrezikon karrierën

Jessie J ka shpërthyer në lot teksa u ka bërë të ditur fansave për betejën e saj më sëmundjen Meniere, që shkakton probleme me veshin e brendshëm.

Këngëtarja britanike 33-vjeçare ka shpërndarë në rrjetet sociale një video ku shihet duke kënduar këngën “I Want Love on Friday”, ndërkohë që tregon se i është kërkuar të konsultohet me terapist të të folurit në mënyrë që ai t’ia vëzhgojë gjendjen.

Meniere është një sëmundje e cila i bën njerëzit të ndihen sikur ata ose çdo gjë rreth tyre po tjerret, duke i bërë kështu që të humbin balancin dhe të ndihen të sëmurë.

Image
Jessie J/Instagram

Jessie gjithashtu zbuloi se ajo ishte diagnostikuar me refluks acid dhe nyje vokale, gunga të dhimbshme në akordet vokale që mund të kenë një ndikim shkatërrues në të kënduar.

Duke u premtuar fansat se do të jetë e sinqertë me postimin e saj, Jessie ka thënë se “I ishte kërkuar nga terapisti i të folurit që t’i dërgonte një video duke kënduar diçka shumë të qetë, në mënyrë që ai t’i dëgjonte zërin”.

Ajo ka kërkuar mbështetjen e fansave duke thënë se kjo do t’i ndihmonte që ta kalonte më lehtë sëmundjen.