Këngëtarja e njohur britanike, Jessie J, ka zbuluar se nuk është më në gjendje që të këndojë. Krijuesja e hitit “Bang Bang” ka folur në Instagram lidhur me problemet misterioze shëndetësore nga të cilat vuan tash e gjashtë muaj.
Mes lotësh, ylli 33-vjeçar ka pranuar se “ende nuk mund ta kalojë një ditë të plotë pa dhimbje!”. Kjo pasi që, siç ka shpjeguar, ende nuk është diagnostikuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJessie J është duke u ballafaquar me një problem misterioz për disa muaj, i cili e ka lënë në dhimbje çdo ditë dhe ndihet e zemëruar, sepse ky telash po i ndikon në zë, ani pse akordet vokale nuk raportohet të jenë problem.
“Dje u mundova që të këndoja një këngë që zakonisht mund ta këndoja me lehtësi dhe nuk munda. Problemi që kam nuk është zëri, por po ndikon në zë. Dhe mirë…qava. Për orë të tëra madje. E lë veten ta ndiej pjesën e thyer të vetes që ndonjëherë e di që e injoroj kur nuk duhet”, ka thënë këngëtarja e hitit “Domino”, duke folur në Instagram.
“Ka 6 muaj që nuk kalon një ditë e plotë pa dhimbje në mes të qafës/fytit. Testet po vazhdojnë”, ka shtuar ajo.
Këngëtarja vazhdimisht mundohet që ta ruajë pozitivitetin, porse ka pranuar se ka pasur momente kur nuk ka mundur që të mos ndihet “e përhumbur dhe e vetme”. Dhe Jessie J mendon se është e rëndësishme “që të jesh e sinqertë për mënyrën se si ndihesh” dhe u ka dërguar dashuri atyre që gjithashtu po përballen me diçka të tillë.
Në qershor Jessie J kishte shpërthyer në lot teksa i kishte njoftuar adhuruesit e saj rreth betejës me sëmundjen Ménièret, e cila e prek pjesën e veshit të brendshëm.
Këngëtarja kishte ndarë një video të përlotur të sajën, duke e kënduar në heshtje këngën e saj të re “I Want Love”, duke zbuluar se terapisti i saj për të folurit i kishte kërkuar që ta monitoronte përparimin.
Sipas faqes së internetit të NHS-së, një sulm i sëmundjes Ménière mund të ndikojë që të sëmurët të ndihen sikur gjithçka përreth tyre po përmbyset, e humbasin ekuilibrin dhe ndihen të sëmurë.