Showbiz

Jessica Chastain e ka sjellë në jetë fëmijë e dytë në fshehtësi të plotë

Foto: Reuters

Aktorja 43-vjeçare, Jessica Chastain, besohet se e ka lindur fëmijën e dytë me bashkëshortin, Gian Luca Passi de Preposulo, me të cilin tashmë e ka një vajzë 2-vjeçare, Giulietta. Lajmi vjen pasi çifti është parë në shëtitje me dy fëmijë.

Sipas portalit “Page Six”, ylli i filmit “Zero Dark Thirty” është parë duke shëtitur me bashkëshortin e saj 37-vjeçar, i cili e shtynte karrocën në të cilën gjendej vajza e tyre Giulietta, derisa aktorja në kraharorë e mbante një foshnje të porsalindur, transmeton Koha.

{gallery}

Çifti nuk e ka konfirmuar lajmin se janë bërë prindër për herë të dytë, si dhe nuk ishte raportuar që aktorja ishte shtatzënë.

Chastain dhe de Preposulo, të cilët e filluan lidhjen romantike në vitin 2012 ndërsa u martuan më 2017, njihen si çifti i cili e ruan privatësinë e jetës së tyre. Në një formë të ngjashme, pothuajse në fshehtësi të plotë, ata e kishin mirëpritur në jetë edhe fëmijën e tyre të parë, në prill të vitit 2018.

Giulietta kishte lindur përmes një nëne surrogate, andaj besohet se aktorja e famshme hollywoodiane nuk e ka bërë të ditur lajmin e shtatzënisë, ngase edhe foshnja e dytë ka lindur në të njëjtën mënyrë, përmes një surrogateje.

Ndërkohë, para pak muajsh, Chastain kishte deklaruar se, kur nuk është duke punuar në ndonjë projekt kinematografik, i pëlqen ta ketë një jetë të qetë.

“Më pëlqen të bëjë jetë të qetë. E shijoj shumë kohën në shtëpi, ku merrem pasionin tim, që është gatimi dhe të cilin e ka trashëguar nga e ëma. Më pëlqen të gatuaj receta të cilët kërkojnë kohë të gjatë të përgatitjes dhe e mbushin shtëpinë me aromë, sepse ta japin ndjesinë e një dreke speciale. Unë e kam një kabinë afër liqenit ku më pëlqen të kaloj kohë, sepse është vend shumë i qetë dhe më pëlqen të qëndrojë në natyrë. Përndryshe, pjesën më të madhe të kohës e kaloj në qetësi dhe duke lexuar,” kishte deklaruar aktorja.