Showbiz

Jepet premiera e serialit “Mr. and Mrs.Smith”

Në Lincoln Center në New York është shfaqur premiera e serialisht “Mr. And Mrs. Smith” ku mblodhi shumë yje të Hollywoodit, shkruan People.

Aktorja që luan rolin e zonjës Smith në serial, Maya Erskine u shfaq në tepihun e kuq me një fustan të zi të shkurtër. Kurse aktori Donald Glover që luan rolin e zotit Smith, kishte zgjedhur të veshte një kostum me ngjyrë krem në tërësi.

Protagonistja tjetër e serialit, Parker Posay, pozoi për fotografët me një kostum njëpjesësh pa mëngë, me ngjyrë vjollcë.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe yje të tjerë që janë protagonistë në serial si Billy Campbell, John Turturro, Franchesca Sloane, etj.

“Mr. And Mrs. Smith” është serial i ri që do të fillojë transmetimin të premten në platformën “Prime Video”. Ky serial është inspiruar nga filmi me po të njëjtin emër që doli në vitin 2005 e që të famshëm e bënë aktorët Brad Pitt e ish-bashkëshortja e tij Angelina Jolie, raporton “People”.

Glover në një intervistë në emisionin e Jimmy Fallon ka thënë se homologu i tij, aktori Brad Pitt, nuk i ka dhënë këshilla rreth rolit.

“Nuk më ka dhënë asnjë këshillë. Ai si Brad Pitt që është yll tipik i Hollywoodit, më tha “e di do t’ia dalësh’”, ka treguar Glover.

{gallery}