Kompania teknologjike “Astronomer” ka thënë se shefi i saj ekzekutiv, Andy Byron, ka dhënë dorëheqje pas skandalit në koncertin e Coldplay, ku në një ekran të madh shihet përqafimi i tij me një punonjëse.
“Andy Byron e ka paraqitur dorëheqjen dhe bordi i drejtorëve e ka pranuar”, thuhet në deklaratën e kompanisë.
Në videon që u bë virale u panë një burrë e një grua që përqafoheshin derisa dëgjonin të luante Coldplay. Sapo e shohin veten në ekranin e madh, të dy largohen nga njëri tjetri duke u munduar të fshihen nga kamera, raportoi BBC.
Çifti u identifikua nga mediat si Byroni, shefi ekzekutiv, dhe Kristin Cabot. Videoja e tyre ka marrë miliona shikime që në momentin që u bë publike në rrjete sociale.
“Siç ka deklaruar më herët, Astronomer është i përkushtuar në vlerat dhe kulturën që na kanë përcjellë që nga themelimi”, thuhet në deklaratë.
Kompania pati njoftuar më herët se e kishte suspenduar Byron.
-
Suspendohet shefi që u kap duke tradhtuar në koncertin e Coldplay
-
Flet për herë të parë gruaja që u shfaq në ekranin e koncertit të Coldplay duke u përqafuar me shefin
-
Chris Martin bën shaka me “skandalin e kiss-cam” në koncertin e parë të Coldplay pas videos virale
-
Coldplay në koncert live zbulon aksidentalisht aferën mes shefit dhe punonjëses së një kompanie
-
Flet për herë të parë gruaja e skandalit “kiss cam” në koncertin e Coldplayt