Këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez, ka publikuar videoklipin e ri të versionit remiks të këngës “Can’t Get Enough” në bashkëpunim me artisten Latto Strut.
Në videon e krijuar nga vetë Lopezi, regjinë e së cilës e ka bërë Tanu Muino, shihet këngëtarja duke u “bombarduar” nga një grup gazetarësh, të cilët i bëjnë pyetje rreth jetës së saj personale.
“Jennifer, çfarë ka vërtetë rëndësi për ty?”, “Çfarë je duke ndjekur ?”,” Çka është e gjithë kjo” , e pyesin gazetarët.
“Dashuri”, thotë Lopez.
Më pas përgjatë videos këngëtarja shfaqet duke ecur në rrugë, ashtu siç bënte dikur në videoklipin e saj “Love Don’t Cost a Thing”, duke realizuar pastaj disa koreografi sikur po jeton jetën në mënyrën e saj fantastike.
Më pas shfaqet edhe 25 vjeçja Latto duke kënduar pjesën e saj të këngës, e veshur në veshje të kuqe, në koordinim me atë të Lopezit.
Kjo këngë është pjesë e albumit të saj të ri “This Is Me...Now”.
Latto së fundmi ka bashkëpunuar me artistë të njohur botërorë si reperi Quavo, Cardi B, etj.