Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jennifer Lopez merr të gjithë vëmendjen në shown e “Schiaparrellit”

Artistja me famë botërore, me origjine latine, Jennifer Lopez, ka bërë që e gjithë bota ta kthejë kokën kah ajo kur shkoi në javën e modës në Paris të hënën, për të parë koleksionin e ri të gjigandit të veshjeve “Schiaparelli”.

Ajo në këtë shfaqje tregoi se stilisti Chriss Appleton ia shkurtoi flokët në formë të re. Lopez kishe vendosur edhe një palë syze shumë te veçanta të krijuara me dorë nga artizanët e këtij brendi.

Image

Këngëtarja kishte veshur një bluzë të bardhë me jakë të lartë që kishte një punim me vijëzime të lakuara përmbi, të cilën e kombinoi me një palë gete të poshtme shumë të ngushta të zeza e me një palë take po ashtu të zeza. Kësaj dukje ajo i shtoi në mes një rrip të madh ngjyrë krem e detaje metalike në nuancë ari.

54 vjeçja mbi këtë veshje kishte veshur një xhaketë të bërë në tërësi nga 7 mijë petale origjinale të trëndafilave të bardhë, që u mbajtën të freskët në ujë me sheqer. Xhaketën vetëm për të e kishte krijuar drejtori kreativ i “Schiaparellit”, Daniel Roseberry.

Image

Stilisti i Lopez, Rob Zangardi ka ndarë fotografi ku në pjesën e pasme të xhaketës shihet puna e mrekullueshme e dorës që Roseberry kishte bërë, duke përfshirë një figurë në formë dielli që në mes kishte një fytyrë e përreth rreze që ishin qëndisur me gurë me shkëlqim metalik në ngjyrë argjendi.

Image

Lopez në rreshtin e parë u ul e shoqëruar nga yjet si Zendaya, Hunter Schafer e Da’Vine Jou Randolph.

Image

Në pistë u shfaqën shumë krijime impresioniste që kishte bërë Roseberry.
Ai kishte krijuar veshje, krahët e të cilave ishin shumë të ekzagjeruar. Shumë detaje, gurë, e materiale të kushtueshme me ngjyrë të bardhë, të zezë, krem, e neutrale të tjera, u shfaqën në pasarelë.
Vëmendje të madhe të kritikëve e medias mori një robot bebe, i punuar i tëri me gurë e copa kompjuterike të vendosura me dorë nga artizanët e markës. Në pasarelë u shfaq edhe supemodelsja Irina Shaykyt, e cila dukej krejtësisht ndryshe pasi vetullat i kishte bërë të bardha.

Image

Koleksionet e fundit të brendit Schiaparelli kanë lënë nam të madh në botën e modës, pasi drejtori kreativ i kësaj marke Daniel Roseberry, ka bërë një kthim të fuqishëm të markës në modë duke rikthyer identitetin në krijimin e veshjeve ashtu sikur dikur bënte themeluesja e markës së shquar italiane, Elsa Schiaparelli.

Artikuj të ngjashëm