Tashmë është traditë që Javën e modës së lartë në Paris ta hapë “Schiaparelli”. Jennifer Lopes, Zendaya ishin disa nga emrat që panë sfilatën. Brendi prezantoi koleksionin pranverë/verë 2024 dhe si çdoherë tjetër i la të gjithë pa fjalë me krijimet.
Drejtori kreativ, Daniel Roseberry, ishte inspiruar nga një larmi filmash si “Alien” dhe “Oppenheimer” duke përdorur kolonat zanore të tyre.
Në pistë u shfaqën shumë krijime impresive që kishte bërë Roseberry. Ai kishte krijuar veshje, krahët e të cilave ishin shumë të ekzagjeruar. Shumë detaje, gurë, e materiale të kushtueshme me ngjyrë të bardhë, të zezë, krem, e të tjera u shfaqën në pasarelë.

Vëmendje të madhe të kritikëve e medias mori një robot bebe, i punuar i tëri me gurë e copa kompjuterike të vendosura me dorë nga artizanët e markës. Një tjetër veshje tejet ekstravagante ishte ajo e titulluar nga disenjatori “The mother” (nëna). Veshja ishte një lloj dialogu nga e kaluara dhe e tashmja. Ajo ishte e punuar nga pjesë të “iPhoneit”, kalkulatorëve dhe CD-ve.
Në pasarelë u shfaq edhe supemodelja Irina Shaykyt, e cila dukej krejtësisht ndryshe pasi vetullat i kishte bërë të bardha.
Koleksionet e fundit të brendit “Schiaparelli” kanë bërë nam në botën e modës, pasi drejtori kreativ i kësaj marke, Daniel Roseberry, ia ka kthyer markës identitetin në krijimin e veshjeve ashtu sikur dikur bënte themeluesja e markës, Elsa Schiaparelli.
Përgatiti Sara Koci