Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ndjekësit e modës që trashëguan xhemperin

Përderisa javën e kaluar në Paris u mbajt java e modës për veshjet “couture” pranverë/verë 2024, Daniel Roseberry, i cili është drejtor kreativ i brendit Schiaparelli, ka bërë një krijim shumë të veçantë për ikonën e modës Jennifer Lopez. Ai bëri një xhaketë me 7000 petale të freskëta të trëndafilave të bardhë, xhaketë të cilën Lopez e veshi mbi një xhemper të ngushtë të bardhë që Roseberry e kishte zbukuruar me nja dy a tri vijëzime po ashtu të bardha, njëjtë siç bënte dikur krijuesja e këtij brend, italianja Elsa Schiaparelli.

Image
Jennifer Lopez në "Schiapareli"

Elsa e pati krijuar brendin duke zbukuruar pikërisht xhemper të ndryshëm. Brendi i saj u bë aq i madh sa që ndihmoi ekonominë italiane.

Ndërkohë gjatë javës së kaluar në Paris u shfaqën krijimet më të sofistikuara të modës, këso lloj krijimesh moda nuk ka parë moti.

Xhemperi u shfaq në disa pista, duke përfshirë atë të brendit “Erdem”, ku ishte i zbukuruar me të qëndisura lulesh.

Image
Erdem

Lulet, kryefjala e trendëve këtë vit, u bënë kryefjalë edhe nëpër tepihët e kuq të ngjarjeve të ndarjes së çmimeve. E ky trend “rozetë” pasi u shfaq edhe nëpër pasarelat e Parisit e sidomos te brendi i mirënjohur “Valentino”, pritet të dominojë gjatë. “Rozetat” u shfaqën edhe mbi xhemperë.

Edhe Si u shfaqën stolitë e vjedhura nga muzeu i Louvrit në javën e modës Couture në Paris? Lifestyle 5 muaj më parë Si u shfaqën stolitë e vjedhura nga muzeu i Louvrit në javën e modës Couture në Paris?
Image
Valentino

Xhemperi është shekuj i vjetër, mendohet se përdorimi i tij ka filluar diku në shekullin 19 kur e kanë veshur fillimisht peshkatarët në Irlandë e Skoci për të qëndruar ngrohtë gjatë kohës kur peshkonin. Të tjerë mendojnë se për herë të parë u vesh nga sportistët britanikë.

Image
Si dukej xhemperi i veshur nga një sportist britanik dhe një peshkatar

Por përdorimi i tij nëpër veshje më moderne ka filluar diku rreth viteve 1920-1921, kur edhe ndodhi revolucioni i madh në modë. Në atë kohë kanë jetuar disenjatorët e mëdhenj të modës si Gabriela Chanel, Christian Dior, e shumë emra të tjerë, prej të cilëve filloi civilizimi i veshjeve.
Atëherë kanë jetuar edhe “flappers”, të cilat si femra “influencere” të asaj kohe, pikërisht xhemperin e futën në trend duke e veshur në forma të ndryshme. (Mënyra e veshjes së tyre është një ndër trendët që e karakterizojnë këtë vit).

Image

Për herë të parë në një shfaqje të modës “Houte Couture” xhemperi u shfaq më 1926 kur atë në pistë e solli disenjatorja franceze, Jeanne Lanvin e që atëherë u bë pjesë e pandashme e stilit e modës duke u zgjeruar në shumë forma, mënyra të punimit, stile, materiale e ngjyra.

Image

Jaka e tij hipi deri te mjekra e zbriti deri nën krah.

Sipas njohësve të modës Gabriele Chanel e ka veshur një xhemper të zi me jakë të lartë në 1937 kur ka dalë në një darkë.
Ajo thjesht e mori xhemperin nga klasa punëtore, e zbukuroi dhe e thuri në mënyrën e saj të krijimit dhe e solli në pasarelë. Ajo njihej për mjeshtërinë që kishte për t’i bërë veshjet e klasës punëtore të dukeshin “modë e lartë”.

Edhe Lopez: “Met Gala” 2024 ishte një moment ikonik, por edhe periudhë e vështirë për mua Showbiz 1 muaj më parë Lopez: “Met Gala” 2024 ishte një moment ikonik, por edhe periudhë e vështirë për mua
Image


Në vitet ‘40 vajzat xhemperin e vishnin edhe shumë të ngushtë, e shumë të gjerë, duke shkuar të bëhet edhe i gjatë e të vishet si fustan.
Pastaj ai shkoi e i ndihmoi edhe ekonomisë italiane e fluturoi mbi Atlantik e mbërriti nëpër vitrinat më luksoze në Fifth Avenue të New Yorkut.

Në vitet ‘50 xhemperin e donte edhe ikona e modës Marilyn Monroe.

Image

Në vitet ’60 e ’70 ai kombinohej me xhinse nga fashionistat e asaj kohe.

Në vitet ’80 xhemperi fitoi famë të madhe duke u veshur nga të gjithë dashamirësit e modës e stilit. Atëherë ai ishte në dispozicion në të gjitha ngjyrat shumë të ndezura të cilat ishin karakteristikë e dekadave 1980 e 1990.

Image

Nga kohët e lashta e deri në ditët e sotme veshja nga peri vetëm sa po shkon duke e rritur popullaritetin.

Edhe “Met Gala” 2026: Arti, moda dhe tepihu i kuq si vend për “performim” Showbiz 2 muaj më parë “Met Gala” 2026: Arti, moda dhe tepihu i kuq si vend për “performim”

Kështu pra xhemperi duket se nuk do të dalë asnjëherë nga moda pasi që duke u nisur nga peshkatarët e deri te mbretërit e princat, fashionistat e influencerët, të gjithë e duan.

E përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi