Jennifer Lopezit i është dhënë edhe një arsye për të festuar pasi u bë fytyra e re e brendit “Versace”.
Ikona e stilit e ka fituar një vlerësim kritik për performancën e saj në dramën e stripereve Hustlers, ndërsa po përgatitet për të performuar me Shakirën në “2020 Super Bowl Halftime Show”, dhe tani ajo e ka fituar një rol të ri në segmentin e lartë të modës, duke u paraqitur në fushatën pranverë/verë të vitit 2020 për shtëpinë më të mirë italiane të dizajnit.

J.Lo ua kumtoi lajmin fansave përmes Instagramit të shtunën (11 janar), disa muaj pasi që eci në pasarelë në Milano në një replikë të fustanit legjendar të gjelbër me teksturë xhungle nga “Versace”, të cilin ajo e veshi për herë të parë 20 vjet më parë, gjë që çoi në krijimin e Google Images, shkruan KOHA Ditore.
Duke e postuar një seri fotosh seksipile nga reklamat e reja, 50- vjeçarja shkroi, "Jam shumë e ngazëllyer që më në fund mund të zbuloj se jam fytyra e fushatës #VersaceSS20!
"Faleminderit @Donatella_Versace dhe të gjithëve në @Versace për vizionin dhe bashkëpunimin tuaj".

Ndërkohë, drejtuesit e “Versaces” e kanë ricikluar modelin e popullarizuar të xhunglës për orën e re “Medusa Frame”, duke e përdorur teksturën e gjelbër për rripin e orës nga pëlhura.
Ora, e cila gjithashtu vjen me një rrip të zi lëkure të ndërrueshëm, do të shitet për pak më pak se 1.500 dollarë kur të lansohet në maj (20).