Është publikuar traileri i dokumentarit të ri të Jennifer Lopezit, “Halftime”, i cili vjen i realizuar nga platforma Netflix.
Projekti i shumëpritur pritet të debutojë më 8 qershor në kuadër të Festivalit të filmit në Tribeca, para se të fillojë së transmetuari në platformën e famshme digjitale më 14 qershor, raportoi të hënën portali “NME”.
“Unë nuk e bëjë këtë punë për shpërblime. E bëjë për të krijuar lidhje me njerëzit dhe t’i bëjë ata të ndiejnë gjëra të ndryshme, sepse edhe unë dua t’i ndiej ato”, dëgjohet duke thënë Lopez në trailerin e dokumentarit.
Tutje, këngëtarja, aktorja dhe valltarja e famshme latine shfaqet duke diskutuar për anashkalimin që iu bë në ceremoninë “Oscars”, ku ishte nominuar për rolin e saj në filmin e shumëpërfolur “Hustlers”, me ç’rast thotë se gjithmonë e ka pasur të vështirë të dëgjohet, shihet dhe të merret seriozisht në Hollywood.
Në një fragment të trailerit shfaqet edhe i fejuari i saj, Ben Affleck, me të cilin Lopez u ribashkua pas pothuajse 20 vjetësh.
Dokumentari “Halftime” fokusohet në superyllin ndërkombëtar që ka frymëzuar njerëzit për dekada me këmbënguljen, krijimtarinë e shkëlqyer dhe kontributet e saj kulturore. Ai e ofron një vështrim intim prapa skenave që e zbulojnë seriozitetin dhe vendosmërinë që e bëjnë Jennifer Lopezin, ikonën që ajo është, nga performancat e saj në ekran, në skena anembanë botës, në ceremoninë e fundit inauguruese presidenciale, e deri te performanca ikonike në finalen e Kampionatit të Futbollit Amerikan, “Super Bowl”.
-
Jennifer Lopez thotë se divorci nga Ben Afflecku e ka ndryshuar
-
Pas raportimeve për album të ri Jennifer Lopez shihet duke shkuar në studio incizimi
-
Jennifer Lopez reflekton mbi ngjarjet e fundit që i ndodhën në jetë
-
Jennifer Lopez po përpiqet të jetë miqësore me Ben Affleckun
-
Jane Fonda shqetësohej për martesën e Jennifer Lopezit e Ben Affleckit dy vjet më parë