Dua Lipa po vazhdon të korrë suksese jo vetëm në botën muzikore por edhe në atë të modës.
Këngëtarja kosovare me famë botërore është bërë së fundmi pjesë e fushatës së koleksionit vjeshtë/dimër të veshjeve të markës Versace.
“Donatella ti je një ikonë dhe një legjendë dhe të jam shumë mirënjohëse për dashurinë dhe mbështetjen. Kjo ditë do të jetë njëra prej atyre që asnjëherë nuk do t’i harroj. Faleminderit”, ka shkruar Dua në rrjetet sociale, teksa e ka bërë të ditur lajmin e madh.
Në fotografitë e realizuara për veshjet më të reja “Versace”, Dua paraqitet me flokë të kuqe dhe tejet tërheqëse.
Dua ka korrur suksese të njëpasnjëshme këtë vit në aspektin profesional.
Edhe
Dua Lipa e quan nder pjesëmarrjen në shoun e Versaces
Këngëtarja 25-vjeçare ka fituar këtë vit një çmim “Grammy” dhe dy çmime “Brit Awards”. Këngët e Duas po ashtu kanë qenë më të dëgjuarat këtë vit në “Spotify”.
{gallery}