Dua Lipa ka bërë hapjen e shout të markës së famshme “Versace” të premten, në Javën e Modës në Milano të Italisë.
Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, ka befasuar të pranishmit, teksa është shfaqur në pasarelë me një fustan të zi, krahas disa prej modeleve më të paguara në botë, si Gigi e Bella Hadid që janë edhe motrat e të dashurit të saj, Irina Shayk dhe Precious Lee.
Dua është e njohur që moti për besnikërinë që ka ndaj Versaces. Si fytyrë e reklameve të këtij brendi të modës, Dua llogaritet më shumë se një zëdhënëse e tij.
Dizajnet e Donatella Versaces përbëjnë pjesën më të madhe që këngëtarja 25-vjeçare dhe stilisti i saj Lorenxo Posocco, zgjedhin për paraqitjet e yllit të muzikës në tepihët e kuq të disa prej ngjarjeve më të mëdha në botën e muzikës.
{gallery}