Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

JLo promovon linjën e re të të brendshmeve të brendit “Intimissimi”

Duket se Jennifer Lopez ka rënë në dashuri me veshjet e brendshme në Itali, ku e kaloi muajin e mjaltit gjatë verës së kaluar.

Këngëtarja dhe aktorja e famshme tani shërben si ambasadore e re globale e markës, “Intimissimi”, dhe koleksioni i përzgjedhur me titull “J.Lo’s Picks” tashmë është në dispozicionin e publikut përmes ueb faqes së kompanisë.

“Vitin e kaluar, derisa po udhëtoja nëpër Itali, e zbulova një markë të re të të brendshmeve që përmbanin materiale fantastike, ngjyra të ndryshme dhe punime delikate të dantellës”, deklaroi 53-vjeçarja Lopez.

Modelet e preferuara të Lopez nga brendi “Intimissimi” përfshijnë një mori stilesh të denja për muajin e mjaltit, duke përfshirë pjesë shumëngjyrëshe, të frymëzuara nga Positano.

Ylli i njohur i showbizit duke se ka gjetur gjëra interesante gjatë udhëtimit të saj pas dasmës në Evropë, me bashkëshortin Ben Affleck. Ata janë parë shpesh duke shëtitur rrugëve të qyteteve që ia kanë vizituar, duke bërë shoping.

{gallery}