Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

JLo dhe Ben Affleck shijojnë muajin e mjaltit në Itali

Çifti më i ri i showbizit, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, po shijojnë muajin e tyre të mjaltit në Itali, pas ceremonisë madhështore të martesës së tyre në Georgia, shkroi të dielën “Daily Mail”.

Në fotografitë që janë publikuar në rrjetet sociale, shihet teksa Affleck po e ushqente me lugë JLo-në teksa po darkonin të shtunën pasdite.

Gjestin romantik, këngëtarja 53-vjeçare ia ktheu burrit të saj duke përdorur një pecetë për të fshirë buzët e Benit, teksa po qëndronin ballë për ballë me njëri-tjetrin në tavolinë në natyrë.

Beni dhe Jennifer aktualisht po shijojnë muajin e dytë të mjaltit në Itali, pasi e mbajtën ceremoninë e martesës më 20 gusht, ku të ftuar ishin familjarët, miqtë dhe disa të famshëm.

Dasma e fundit e çiftit ishte për t'u mbajtur mend. Jen dhe Ben u martuan në rezidencën e Affleckut prej 8.9 milionë dollarësh në Georgia, një kompleks 87 hektarësh pranë ishullit Hampton.

Image
Image