Këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez, ka anuluar turneun "This is me.. Live". Kjo për shkak se do që të qëndrojë me fëmijët e familjen, shkruan New York Times.
Kompania "Live Nation" ka deklaruar se të gjithë ata që kanë blerë biletat do të rimbursohen.
Lopez ka thënë se ky vendim nuk ishte i lehtë, ndërkohë që Variety ka shkruar se kjo ka ndodhur për shkak të shitjes së paktë të biletave.
Ndërkohë Lopez ka qenë në kryetitujt e mediave botërore bashkë me burrin e saj, aktorin, Ben Affleck, pasi është raportuar se po kalojnë kohë të ndarë për shkak të disa problemeve martesore.
Pavarësisht thashethemeve, çifti është parë disa herë bashkë nëpër ngjarje shkollore të fëmijëve të tyre, ndërkohë që janë parë edhe veç e veç me unazat e martesës.
-
Jennifer Lopez ka thënë se nuk do të martohet më
-
Jennifer Lopez reflekton mbi ngjarjet e fundit që i ndodhën në jetë
-
Jennifer Lopezi s’po di çka të bëjë më shumë për ta shpëtuar martesën, thotë burimi
-
J.Lo adreson “negativitetin” për lidhjen e saj me Affleck, thotë se ka shumë dashuri
-
Ben Affeck po e shtynë gruan ta rishikojë karrierën