Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jennifer Lawrence: Më lehtë e kam të ushtrojë sesa të mbajë dietë

Ajo është bërë një nga aktoret më të paguara të Hollywoodit për një kohë të shkurtër dhe në intervista iu përgjigjet të gjitha çështjeve.

Jennifer Lawrence thotë se ajo nuk është në dietë dhe nuk përmbahet aspak kur bëhet fjalë për ushqimin e saj të preferuar.

“Nuk më pëlqen kur njerëzit thonë se unë ha vetëm këtë apo atë. Nuk kam kufizime të tilla, nuk jam kurrë në një dietë të rreptë. Nëse dua një copë picë, do ta ha. Më me gëzim do të forcoj ushtrimet nëse dëshiroj që rrobat të më rrinë bukur. Përveç kësaj, çdo kund më fotografojnë dhe nën presion duhet të jem gjithmonë për t’u parë mirë”, tha ajo, transmeton ksp.

Aktorja nuk ndahet kohëve të fundit nga i dashuri i saj i ri, Cooke Maroney, dhe ata ishin së bashku në Itali dhe Francë.