Këngëtarja me famë botërore Jennifer Lopez dhe ish-gruaja e burrit të saj, Ben Affleck, Jennifer Garner kanë mendime të ndryshme sa i përket duhanit që Affleck konsumon, raporton Yahoo.
Përderisa Lopez e ka pranuar, pavarësisht se më parë kishte pasur shumë mospajtime me Affleck për duhan, Garner po mendon se është një zakon “i neveritshëm”.
Për këtë, tabloidet kanë raportuar se Garner nuk po e lejon më Affleckun të konsumojë duhan në prani të fëmijëve.
Sipas njoftimeve, Lopez, Affleck dhe Garner, të cilët duket se kanë gjetur një bazë të përbashkët në bashkëprindërimin e fëmijëve në familjen e tyre, tani kanë një burim potencial të “tensionit”, zakonin e pirjes së duhanit të Affleck.
“Garner dhe Lopez kanë pikëpamje të ndryshme për këtë. Lopez është mirënjohëse që Affleck është esëll, dhe nëse ka nevojë të pijë duhan për të kaluar ditën, është më mirë të konsumojë duhan se sa të bie përtokë prej konsumit të alkoolit”, ka thënë një burim i brendshëm për revistën “Star”.
Ani pse Lopez është në rregull që ai të konsumojë duhan, ajo ka shumë dëshirë që Affleck ta lërë në tërësi këtë zakon.
