Jennifer Lawrence raportohet se ka pësuar lëndim gjatë xhirimit të filmit të ri të saj.
Ajo ishte duke xhiruar për “Don’t Look Up”, kur xhami shpërtheu para fytyrës së saj.
Një burim i tha New York Postit se një shpërthim i improvizuar ishte menduar të vihej në skenën e filmit ku thyhen xhama. Ndërkohë që ishte paraparë që xhamat të thyheshin, në fakt lënduar aktoren.
Fituesja e çmimit Oscar ka pësuar disa lëndime, ndërsa raportohet se xhami e kishte goditur shumë afër syrit.
Filmi i ri pritet që të lansohet dikur më vonë këtë vit.
Jennifer aktualisht është një nga aktoret më të paguara, kurse insiston se fama nuk e ka ndryshuar aspak.
Artikuj të ngjashëm
-
Jennifer Lopez gati vdiq gjatë xhirimit të “Shotgun Wedding”
-
Channing Tatum i nënshtrohet operacionit pas një dëmtimi të rëndë në shpatull
-
Jacob Elordi rrëfen aksidentin që i ka ndodhur gjatë xhirimeve të “Wuthering Heights”
-
Lopez anulon paraqitjet publike për t’i ndihmuar viktimat e zjarreve në Los Angeles
-
Anulohet premiera e filmit të Jennifer Lopezit, “Unstoppable”