Jennifer Garner ia ka ndaluar vajzës së saj adoleshente qasjen në Instagram, duke këmbëngulur se presioni i mediave sociale është i tepërt për një 13-vjeçare.
Aktorja e ka një llogari të popullarizuar në Instagram dhe poston shpesh foto të saj me pulat në këtë sajt, por nuk mendon se vajza e saj e re Violet do të jetë në gjendje ta përballojë vështrimin kritik të të tjerëve, shkruan KOHA Ditore.
"Pa pasur prindër që janë të njohur, unë shqetësohem për të gjithë fëmijët që duhet të ballafaqohen me këtë presion të ri," tha ylli i “13 Going on 30” gjatë një paraqitjeje në Next Question with Katie Couric. "Vajza ime është në një shkollë vetëm me vajza dhe ky është një problem shumë i madh.
"Ajo flet herë pas here me mua për hapjen e një llogarie në Instagram dhe mund ta shoh se pse, sepse unë jam në Instagram dhe është një lloj argëtimi, dhe jam shembull i kundërt i asaj që dua që ajo të bëjë.
"Unë thjesht them,‘kur të m’i tregosh studimet që thonë se vajzat adoleshente janë më të lumtura kur e përdorin Instagramin sesa kur nuk e përdorin, atëherë mund të bisedojmë... Unë nuk po shoh asgjë pozitive për ty atje. Mund ta shikosh Instagramin tim kur të duash, mund ta shikojmë së bashku, por thjesht nuk pajtohem".
Aktorja i ka tre fëmijë nga martesa e saj me Ben Affleckun.