Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jennifer Aniston dhe Brad Pitt shihen bashkë në Itali

Sipas revistave të mediave rozë 'In Touch' dhe ' The New Idea' yjet e Hollywood Jennifer Aniston dhe Brad Pitt janë rikthyer bashkë.

Sipas mediave dy aktorët e famshëm po shijojnë një udhëtim romantik së bashku.

Brad raportohet se ndodhet në Itali me ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij Shiloh Jolie-Pitt.

Aktori mesa duket dëshiron që 12-vjeçarja të qetësohet pasi është më e prekura nga të gjithë fëmijët e tjerë për shkak të betejës së divorcit të prindërve të saj.

Angelina Jolie paraqiti kërkesën për divorc nga Brad në shtator 2016.

Edhe Jennifer Aniston e Gwyneth Paltrow bëjnë thashetheme për Brad Pittin Showbiz Jennifer Aniston e Gwyneth Paltrow bëjnë thashetheme për Brad Pittin

Ndërsa Jennifer njoftoi ndarjen me bashkëshortin Justin Theroux pas martesës rreth 2 vjeçare.

Sipas mediave të tre, Aniston, Brad dhe Shiloh donin të merrnin pak pushim nga drama e jetës së tyre personale.

"Jen sapo përfundoi xhirimet në Itali, kështu që Brad mori Shiloh dhe iku atje. Ata po qëndrojnë në Komo,"-tha një burim, duke shtuar: "Shiloh ka shpenzuar gjithnjë e më shumë kohë me Jen."

Jolie dhe Aniston kanë luajtur një rol të rëndësishëm në jetën e Brad, shkruan syri.

Edhe Angelina Jolie dhe Brad Pitt arrijnë marrëveshjen e divorcit pas 8 vjetësh betejë Showbiz Angelina Jolie dhe Brad Pitt arrijnë marrëveshjen e divorcit pas 8 vjetësh betejë

Jennifer dhe Pitt u martuan nga viti 2000 deri në vitin 2005. Ata u ndanë pasi aktori ra në dashuri me Jolie gjatë xhirimeve të fimit Mr And Mrs Smith.

Por Brad dhe Aniston nuk kanë pasur asnjëherë fëmijë së bashku.