E inspiruar nga qeni i saj i dashur, aktorja e famshme Jennifer Aniston së shpejti do të bëhet autore e librave për fëmijë, raporton agjencia “AP”.
Ylli i serialit “Friends” ka një marrëveshje për katër libra me shtëpinë botuese “HarperCollins” dhe me studion e animacionit “Invisible Studio”, për një seri veprash ku do të shfaqet qeni i animuar Clydeo, bazuar në kafshën shtëpiake të vetë aktores, Clyde.
Libri i parë, “Clydeo Take a Bite Out of Life”, me ilustrime nga Bruno Jacob, është planifikuar të publikohet më 1 tetor.
Clydeo është mjaft i famshëm në rrjete sociale, me më shumë se 100 milionë shikime nëpër platforma që kur Aniston postoi për herë të parë rreth tij në Instagram në vitin 2021.
Libri “Clydeo Takes a Bite Out of Life”, është cilësuar si një “udhëtim i shijshëm plot argëtimi i vetëzbulimit dhe vetëbesimit”. Do të tregojë për zbulimin e Clydeos se është një kuzhinier i talentuar.
“Jam shumë e emocionuar që do ta publikojë Clydeon dhe tregimet e tij, me të cilat shpresoj të frymëzojë fëmijët dhe adhuruesit e qenve”, ka thënë Aniston.
-
Jennifer Aniston e lumtur dhe e qetë në lidhjen me Jim Curtisin
-
Jennifer Aniston flet për dashurinë e re
-
Curtis thotë se lidhja me Anistonin është ëndërr, nga e cila nuk dëshiron të zgjohet
-
Jennifer Aniston poston për herë të parë fotografi me të dashurin e ri
-
Jennifer Aniston ka treguar pse nuk ka birësuar fëmijë