Jason Statham dhe Kevin Hart do të bashkohen për aksion-komedinë “The Man From Toronto”, thonë burimet për Deadline.
Ylli i “Hobbs & Shaw” do ta luajë vrasësin më vdekjeprurës në botë, Man from Toronto (Njeriun nga Toronto) nga titulli, së bashku me komedianin nga “Jumanji: The Next Level”. Personazhet e tyre ngatërrohen me njëri-tjetrin në një banesë AirBnB të huazuar në New York, shkruan KOHA Ditore.
Regjisori i “Expendables 3” dhe “The Hitman”, Patrick Hughes, do ta mbikëqyrë projektin, i cili parashikohet të shfaqet gjatë nëntorit (2020).
Artikuj të ngjashëm
-
Publikohet traileri i filmit “The Man from Toronto”
-
“Wrath of Man” filmi i radhës aksion i yllit Jason Statham
-
Channing Tatum dhe Jonah Hill pritet të ribashkohen për filmin e ri “24 Jump Street”
-
“Mutiny” e sjell aktorin Jason Statham në një mision të rrezikshëm
-
Në “Shelter”, Jason Statham shndërrohet nga vrasës në një hero