Netflixi ka publikuar një paraqitje të shkurtër të filmit të ri “The Man from Toronto”.
Netflixi publikoi një trailer për komedinë aksion të mërkurën me Kevin Hart dhe Woody Harrelson.
“The man from Toronto” ndjek Teddy (Hart), një burrë që nuk dyshon, i cili ngatërrohet me një vrasës të njohur. Tedi duhet të bashkohet me vrasësin e vërtetë (Woody Harrelson) pasi klienti të urdhërojë vdekjen e të dyve, shkruan Upi.
“Një rast i identitetit të gabuar lind pasi një konsulent shitjesh dhe vrasësi më vdekjeprurës në botë, i njohur vetëm si “Man from Toronto” përplasen me njëri-tjetrin në një banesë me qira", thuhet në një përmbledhje zyrtare.
Në film gjithashtu luajnë edhe Kaley Cuoco dhe Ellen Barkin.
“The Man from Toronto” është shkruar nga Robie Fox dhe Chris Bremner.
Filmi i ri do të shfaqet premierë më 24 qershor në Netflix.