Apple ka njoftuar se aktorët Jared Harris dhe Lee Pace do t’i luajnë rolet kryesore në serinë e ardhshme të Apple+ të quajtur Foundation, bazuar në serinë letrare me po të njëjtin titull nga Isaac Asimov.
“Foundation” e sjell tregimin epik të “The Foundation”, një grupi të të përndjekurve të cilët zbulojnë se mënyra e vetme për ta shpëtuar perandorinë Galaktike nga shkatërrimi është të rebelohen.
Harris do ta luajë Hari Seldonin, gjeninë matematikor i cili e parashikon shkatërrimin e perandorisë, ndërsa Pace do të jetë Brother Day, perandori aktual i galaktikës, shkruan KOHA Ditore.
David S. Goyer do të jetë showrunneri dhe producenti ekzekutiv i serialit.
Fillimisht i botuar si një tregim i shkurtër në vitin 1942, Foundation ishte një trilogji për dekada të tëra para se të shtohej më shumë material dhe i gjithë tregimi të shtrihej në shtatë romane.
Duket sikur për vite të tëra po pritet një adaptim i vërtetë. Roland Emmerich kishte provuar qysh në vitin 2011 ta bënte filmin për Sony, por në vitin 2014 ai i humbi të drejtat të cilat i kishte marrë HBO me shpresën se Jonathan Nolan do ta shndërronte atë në një seri, por ai vendosi ta bënte Westworld.

Tani gjithçka është në duart e Apple, kompani kjo e cila nga 1 nëntori po fillon me streaming platformën e vet Apple+, në të cilën do të përfshihet edhe Foundation, por data e shfaqjes së serialit nuk është caktuar ende.