Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jane's Addiction anulon turneun për shkak të rrahjes në skenë

Rrahje në skenë

Grupi amerikan i rokut, Jane's Addiction, i ka anuluar datat e mbetura të turneut, disa ditë pas një përleshjeje në skenë në Boston, ka raportuar BBC.

Të premten mbrëma (13 shtator), grupi që vjen nga Los Angeles ndërpreu koncertin pasi kreu i ekipit, Perry Farrell, goditi kitaristin David Navarro. Në një deklaratë të hënën, grupi i muzikës rok tha se mori këtë vendim të vështirë “për të marrë pak kohë si grup”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Biletat e blera do t'iu rimbursohen fansave në pikat e shitjes për datat e anuluara.

Grupit i kishin mbetur edhe 12 koncerte në tërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pamjet shfaqën momentin kur 65-vjeçari Farrell i bërtiti Navarros, 57-vjeçar dhe e qëlloi me grusht, para se të ndalohej nga stafi dhe të largohej nga skena.

Sipas gruas në Farrell, ai kishte pasur tension dhe armiqësi me anëtarët e grupit. Grupi është i përbërë nga Farrell, Navarro, Stephen Perkins dhe Eric Avery.

Së fundmi, ata u bashkuan pas më shumë se një dekade. Hitet e tyre janë “Just Ëhy”, “Been Caught Stealing” dhe “True Nature”.