Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jane Fonda diagnostikohet me kancer

Aktorja Jane Fonda ka bërë të ditur se është diagnostikuar me kancer dhe se është duke u trajtuar me kemioterapi.

Në një postim për 1.9 ndjekësit e saj në Instagram, aktorja 84-vjeçare ka shpjeguar se ajo ka limfomën jo-Hodgkin, raportoi BBC të shtunën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fonda e ka përshkruar këtë si një “kancer të trajtueshëm” dhe se është me fat për këtë.

Ikona e Hollywoodit ka shfrytëzuar postimet e saj për të nënvizuar kujdesin shëndetësor në SHBA duke bërë me dije se do ta vazhdojë aktivizmin e saj për klimën.

Ajo ka thënë po ashtu se ndihet me fat që ka sigurim shëndetësor dhe çasje te mjekët më të mirë.