Është publikuar traileri i parë i filmit “Halloween Kills”, vazhdimi i fundit në serinë e filmave të njohur horror.
Aktorja Jamie Lee Curtis e përsërit rolin e Laurie Strode, e cila edhe në këtë film përballet me vrasësin serik, Michael Myers. Në përpjekjen e saj për ta vrarë një herë e përgjithmonë këtë personazh famëkeq ajo ndihmohet nga vajza e saj Karen, e portretizuar në film nga Judy Greer, dhe mbesa e saj Allyson, rol ky i luajtur nga Andi Matichak.
“Halloween Kills” është projekti i dytë në serinë e filmave të popullarizuar për publikun, që vjen me skenar dhe regji të David Gordon Greenit. Një film i tretë nga ky regjisor me titull, “Halloween Ends”, aktualisht është duke u zhvilluar.
Në vitin 2000, regjisori përmes një postimi të Twitter e pati informuar publikun se, “Halloween Kills”, do të jetë filmi me më së shumti skena të dhunës që e ka realizuar ndonjëherë.
“Halloween Kills” lansohet nëpër kinematë e Amerikës dhe Britanisë së Madhe, nga 15 tetori.
-
“Halloween Ends”, vazhdimi i fundit i filmit të famshëm horror
-
Jamie Lee Curtis thotë se reagimi i saj ndaj vrasjes së Charlie Kirkut është “keqinterpretuar”
-
“Send Help”, trileri i ardhshëm psikologjik i Sam Raimit
-
“I Know What You Did Last Summer” rikthehet me film të ri
-
Filmi “Nobody 2”, i mbushur me skena aksion