Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jada Pinkett-Smith kërkon rrëzimin e padisë 3 milionë dollarëshe kundër saj

Jada Pinkett Smith

Jada Pinkett Smith

Foto: Associated Press

Aktorja Jada Pinkett-Smith, ka kërkuar nga gjykata të rrëzojë padinë prej 3 milionë dollarësh që është ngritur kundër saj nga Bilaal Salaam, ish-mik i bashkëshortit të saj, aktorit, Will Smith.

54-vjeçja, e njohur për serialin “Gotham”, e ka cilësuar padinë si të pabazë dhe deklaratat e Salaam si “të rreme” dhe “të pakonfirmuara”.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Daily Mail, Jada pretendon se ai ka tentuar “të gjenerojë vëmendje si pjesë e një fushate të vazhdueshme publike ngacmimi ndaj familjes së saj”.

People ka raportuar se në kërkesën për rrëzim të padisë, Pinkett-Smith argumenton se ankesa bie ndesh me ligjin anti-SLAPP të Kalifornisë (që synon të ndalojë paditë që përdoren për të heshtur fjalën e lirë).

Ajo thekson se ky ligj “ofron një procedurë për të eliminuar në fazë të hershme pretendimet e pabaza që lindin nga aktiviteti i mbrojtur”.

Edhe Jada Pinkett-Smith akuzohet se e ka kërcënuar me vdekje një ish-bashkëpunëtor Showbiz Jada Pinkett-Smith akuzohet se e ka kërcënuar me vdekje një ish-bashkëpunëtor

Mosmarrëveshja lidhet me deklaratat e Salaam në podcastin Unwine With Tasha K, ku ai pretendoi se kishte parë Will Smithin dhe aktorin Duane Martin duke kryer një akt seksual.

Më pas, Pinkett-Smith i hodhi poshtë këto pretendime si “nonsense” gjatë një interviste në emisionin The Breakfast Club.

“Paditësi ka dhënë vullnetarisht intervista mediatike duke pretenduar, pa prova, se ka parë personalisht bashkëshortin tim, aktorin Will Smith, duke kryer akte seksuale. Pretendimet e tij ishin të rreme, të pakonfirmuara dhe të bëra për të gjeneruar vëmendje si pjesë e një fushate të vazhdueshme ngacmimi publik ndaj meje dhe familjes sime”, ka shkruar ajo dokumentin e saj.

Salaam, i njohur edhe si Brother Bilaal, e ka përshkruar veten si “miku më i mirë” i Will Smithit për gati 40 vjet.

Ai ngriti padinë në muajin dhjetor të vitit 2025, duke pretenduar se në muajin shtator të vitit 2021 Pinkett-Smithi e kishte përballur në hollin e Regency Calabasas Commons dhe e kishte kërcënuar, duke i thënë se do të “zhdukej ose do të merrte një plumb”.

Edhe Will Smith e Jada Pinkett Smith po jetojnë sërish bashkë, vite pasi u ndanë Showbiz Will Smith e Jada Pinkett Smith po jetojnë sërish bashkë, vite pasi u ndanë

Sipas kërkesës së Pinkett-Smithit, Salaam ka bërë publike edhe përmbajtjen e një letre konfidenciale të dërguar nga avokatët e familjes.

“Ajo letër nuk ishte një deklaratë publike. Ishte aktivitet klasik para-procedural, korrespondencë ligjore konfidenciale e dërguar nga këshilltari ligjor në pritje të një procesi gjyqësor, dhe mbrohet në mënyrë të pavarur nga ligji i Kalifornisë”, argumenton dokumenti i saj.

Në dhjetor 2025, sipas People, Salaam pretendoi gjithashtu se në muajin mars të vitit 2022 kishte refuzuar një kërkesë për të ndihmuar në “menaxhim krize” pasi Will Smith e goditi me shuplakë komedianin Chris Rock gjatë ceremonisë së Academy Awards, pas një shakaje për kokën e rruar të Pinkett Smithit.

Në padi thuhet se ai “refuzoi të kryente detyra që i konsideronte të paligjshme, joetike ose moralisht komprometuese”, duke këmbëngulur se “ndërgjegjja e tij nuk do ta lejonte të përfshihej në ndonjë mbulim apo fushatë mashtruese”.

Edhe Gjykata në Kaliforni vë në dyshim një pjesë të akuzave për ngacmim seksual ndaj Will Smithit Showbiz Gjykata në Kaliforni vë në dyshim një pjesë të akuzave për ngacmim seksual ndaj Will Smithit

Salaam ka paralajmëruar se do të publikojë një “memoar të sinjalizuesit” (whistleblower memoir) për përvojat e tij me çiftin dhe pretendon se ka përjetuar kërcënime të mëtejshme.

Ai e ka paditur Jada Pinkett Smith për shkaktim të qëllimshëm të shqetësimit emocional dhe pretendon se ka pësuar humbje financiare, probleme shëndetësore, dëmtim të reputacionit dhe “shkatërrim të plotë të jetës personale dhe karrierës”.