Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

J. Balvin bëhet baba për herë të parë

Këngëtari i famshëm latin, J.Balvin është bërë baba për herë të parë.

Partnerja e tij, me të cilën ai është në lidhje prej vitit 2017, Valentina Ferrer, ka sjellë në jetë foshnjën e tyre, në fillim të kësaj jave, ndërkohë që lajmi është bërë i ditur pas pak ditësh.

Ferrer është ajo që ka shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi të saj duke mbajtur shputën e foshnjës së saj, me mbishkrimin “4 ditët e dashurisë më të madhe”.

Ndërkohë, këngëtari 36-vjeçar i hitit “Mi Gente”, i kishte lënë fansat në dyshime më 27 qershor kur kishte shkruar në Twitter “I dashuri im Rio”. Kjo i ka bërë fansat të mendojnë se është bërë baba i një djali të cilin e ka emëruar Rio.

Çifti i famshëm kishin bërë të ditur se do të bëheshin së shpejti prindër, në një intervistë të përbashkët për “Vogue Mexico” të muajit prill.

Në këtë intervistë, ish-miss Argentina kishte deklaruar se nuk mund të besonte kur kishte kuptuar se ishte shtatzënë.

Image
J.Balvin dhe Valentina Ferrer