Dita e të Dashuruarve për yllin latin, Marc Anthony, ishte goxha speciale.
Më 14 shkurt, këngëtari dhe bashkëshortja e tij, Nadia Ferreira, e bënë publik lajmin se janë në pritje të fëmijës së parë së bashku.
Me postimin e një fotografie ku Anthony shihet duke e ledhatuar barkun e rrumbullakosur të ish-Miss Universit, 54-vjeçari i njoftoi ndjekësit e tij për lajmin e gëzuar. “Dhurata më e bukur e Shën Valentinit. Faleminderit Zot për këtë bekim të madh në jetët tona”, shkruhej në postim.

Marc po ashtu e ka një vajzë 29-vjeçare, Arianna dhe një djalë 27-vjeçar të quajtur, Chase, me ish-të dashurën, Debbie Rosado, djemtë Cristian dhe Ryan me bashkëshorten e parë, Dayanara Torres, dhe binjakët Max dhe Emme me gruan e dytë, Jennifer Lopez.
Lajmi i shtatzënisë së parë të çiftit, Marc dhe Nadia, vjen pak javë pasi e kurorëzuan lidhjen me martesë në muzeun e artit “Pérez” në Miami, më 28 janar. Ceremonia romantike po ashtu u përcoll nga disa mysafir të famshëm, si Victoria Beckham, Salma Hayek dhe Lin Manuel Miranda.