Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Irina Shayk sërish me pozë provokuese

Supermodelja ruse Irina Shayk (33) është njëra nga modelet më të paguara në botë. Kohët e fundit ajo u shfaq në promovimin e parfumit të ri të disenjatorit të famshëm francez dhe me këtë rast i mahniti të gjithë të pranishmit me stylingun e saj.

Bukuroshja Irina e kishte veshur një “blejzer” fustan të zi elegant, i cili ia zbulonte këmbët dhe një dekolte sfiduese që ia zbulonte jelekët, si dhe ia theksonte figurën e përsosur të modelistes.

Irina është gjithashtu muza e re e disenjatorit francez Jean Paul Gaultier (67). Ajo, siç thotë, e përfaqëson mishërimin i një gruaje të lirë, të fuqishme dhe sfiduese. Lajmi është konfirmuar edhe në faqen e internetit të shtëpisë së modës, e cila i shfaq fotografitë e fushatës së re të modës me modelisten me famë botërore, shkruan KOHA Ditore.

Irina edhe një herë e tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj. Shayk që nga viti 2015 është në lidhje me aktorin amerikan Bradley Cooper (44 vjeç), me të cilin e ka vajzën Lea De Seine (2). Rusja me një rast tha se ajo dhe i dashuri i saj nuk bëjnë jetë kushedi sa ekstravagante.