Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Irina Shayk e tregon unazën e re në dorë

Popullariteti i modelistes ruse, Irina Shayk, nuk po zbehet qëkur ajo e ndërpreu lidhjen katërvjeçare me aktorin hollivudian Bradley Cooper. Irina këto ditë është parë në shëtitje me vajzën e saj dyvjeçare nëpër New York, ndërsa vëmendjen e të pranishmëve e tërhoqi unaza e madhe në dorën e saj, për të cilën nuk dihet nga kush e mori.

Për shëtitjen me vogëlushen Lea De Seine ajo i kishte veshur një palë xhinse dhe një bluzë të bardhë dhe martine dhe një xhaketë, shkruan KOHA Ditore. Paparazët të cilët e ndjekin çdo hap të saj nuk kanë mundur të mos e vërenin se në dorën e saj të majtë ishte një unazë e re e arit, ku deri disa javë më parë ishte ajo e ish-partnerit.

Artikuj të ngjashëm