Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Influencuesit e “pushtojnë” Çernobilin, vendin e katastrofës bërthamore e përdorin për promovim

Për disa njerëz Çernobili dhe Pripjati janë vende të katastrofave të mëdha historike, ndërsa për të tjerët mundësi për të fituar më shumë pëlqime/like. Influencuesit nga e gjithë bota e panë mundësinë dhe e shfrytëzuan atë duke e vizituar Ukrainën dhe duke pozuar për fotografi në Instagram.

Image

Seria "Chernobyl" e ka rritur shkallën e turizmit në këtë pjesë të Ukrainës, siç dëshmohet nga fotot e shumta që janë publikuar gjatë muajve të fundit në rrjetet sociale.

Image

Magazina Craig kërkoi nga influentuesit që t’i kushtojnë vëmendje asaj që e postojnë dhe të tregojnë empati dhe ndjeshmëri për situatën që u zhvillua në Ukrainë. Ata u kërkuan atyre që ta respektojnë historinë, por edhe të gjithë ata që i ka goditur kjo fatkeqësi dhe ua ka ndryshuar krejtësisht jetët, shkruan KOHA Ditore.

Image

Disa nga vizitorët pozojnë në mobile të braktisura, ndërsa të tjerët fotografohen duke i përkëdhelur kafshët radioaktive. Për disa, sfida është të shkelen rregullat, ndërsa të tjerët shkojnë aq larg sa fotografohen lakuriq para ndërtesave të braktisura.