Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kaluan në zonën e rrezatimit radioaktiv, arrestohen tre turistë në Çernobil

Tre persona janë arrestuar në Çernobil të Ukrainës pasi u kapën duke kaluar në zonën e rrezikshme të rrezatimit radioaktiv. Mediat ruse shkruajnë se turistët nga qytetet Zhytomyr, Khmelnytsky dhe Vinnytsia, u kapën në pjesën ku është e ndaluar të kalohet.

Ndaj tyre është iniciuar vepra “shkelje e sigurisë nga rrezatimi në zonat që i nënshtrohen ndotjes radioaktive”, derisa bëhet e ditur se të treve u është bërë testi për të parë nëse janë “ndotur” me radioaktivitet.

Çernobili, zonë ku kishte shpërthyer radioaktiviteti për shkak të një aksidenti bërthamor në vitin 1986, është e ndaluar për banim, derisa të lejuara janë aktivitetet turistike vetëm në disa zona më të sigurta, nën masa të rrepta sigurie.