Agjencia Shtetërore e Ukrainës për Menaxhim të Zonës së Përjashtimit, ka marrë vendim që deri më 20 mars 2022 të mos lejojë vizita të turistëve në Çernobil. Ky vendim, siç shkruajnë mediat ukrainase, u mor për shkak se do të bëhet modernizimi i sistemi të kontrollimit dozimetrik, në fushën e rrezatimit.
Vizitat turistike janë ndërprerë, ndërsa do të lejohen vetëm personat që janë të lidhur me procesin e modernizimit të sistemit, transmeton KOHA.
Çernobili, që gjendet në lokalitetin Pripyat të Ukrainës, është bërë atraksion për turistë nga e gjithë bota. Në prillin e 1986-ës, kishte ndodhur shpërthimi i një reaksioni bërthamor, me ç’rast kishte shkaktuar vdekjen e shumë njerëzve, ndërsa një pjesë e madhe ishin prekur nga sëmundje të pashërueshme.
-
Ndalohet një person, u kap në zonën e ndalimit në Çernobil
-
Kaluan në zonën e rrezatimit radioaktiv, arrestohen tre turistë në Çernobil
-
Mburoja e bombarduar e Çernobilit nuk po e bllokon më rrezatimin
-
39 vjet nga katastrofa që nuk shuhet: Çernobili si kërcënim i njerëzimit
-
Zelensky ngreh alarmin: Rusia po sulmon në Chernobyl