“Imagine Dragons” ende e kanë të rezervuar festivalin e përvjetorit të Woodstock në kalendarin e tyre, duke këmbëngulur se ata do të jenë atje, nëse organizatorët mund ta shpëtojnë atë.
Drejtori i Woodstockut origjinal, Michael Lang dhe partnerët e tij këmbëngulin se koncerti do të vazhdojë, pavarësisht kërkesave të anulimit nga mbështetësit financiarë të ngjarjes, të cilët u tërhoqën nga festivali muajin e kaluar (19 prill).

Imagine Dragons janë ende të radhitur si një nga bendet udhëheqëse në “Woodstock 50”, ndërsa frontmeni Dan Reynolds këmbëngul se sa i përket atij, festivali do të mbahet, shkruan KOHA Ditore.
"Nuk na është thënë asgjë. E gjitha që mund të them është se ishim të ngazëllyer të performojmë dhe jemi (ende) të ngazëllyer të performojmë nëse ngjarja do të ndodhë. Sa e di unë, ajo do të ndodhë. Nuk e kam marrë ndonjë telefonatë që na tregon se ajo është anuluar".
Në ngjarjen e fundjavës, të planifikuar për Watkins Glen në New York në gusht, gjithashtu do të performojnë JAY-Z, The Killers dhe Dead & Company, me kusht që do të mbahet.