Bendi i John Mayer, Dead & Company, është bërë bendi më i fundit që po tërhiqet nga festivali i përvjetorit të Woodstockut.
Bendi, në të cilin gjithashtu paraqiten ish-yjet e Grateful Dead, Bill Kreutzmann dhe Bob Weir, konsideroheshin si një nga grupet udhëheqëse të festivalit të madh që do të mbahet gjatë të njëjtës fundjavë si Woodstocki origjinal në vitin 1969.

Jay-Z dhe John Fogerty gjithashtu janë tërhequr prej kësaj ngjarjeje, ndërsa Black Keys e kanë fshirë emrin e tyre nga formacioni në fillim të këtij viti, pasi që shefat e festivalit filluan të kishin probleme financiare, shkruan KOHA Ditore.
Ngjarjes që atëherë i janë mohuar dy leje në New York dhe më herët këtë javë, organizatorët e zhvendosën ngjarjen në Maryland, ndërsa kryepromotori Michael Lang i njoftoi agjentët e të gjitha performancave të planifikuara se nuk do të përpiqen t’i zbatojnë kontratat për festivalin.
Artistë të tjerë ende të planifikuar për Woodstock 50 përfshijnë Santana, David Crosby, Janelle Monae dhe Halsey.
Ngjarja do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Merriweather Post Pavilion në Columbus.
-
Woodstock 50 anulohet edhe zyrtarisht
-
Edhe Miley Cyrus tërhiqet nga Woodstock 50
-
Veteranët e '69 e konfirmojnë formacionin për Woodstock 50
-
Anulohet festivali për shënimin e 50 vjetorit të themelimit të Woodstockut
-
“Imagine Dragons” ende të emocionuar që do të luajnë në festivalin problematik “Woodstock 50”