Organizatori i Woodstock 50, Michael Lang, njoftoi të mërkurën se festivali nuk do të mbahet.
Bashkëthemeluesi i Woodstockut dhe ekipi i tij e kanë anuluar zyrtarisht koncertin pasi që u ballafaquan me një varg problemesh rreth organizimit të ngjarjes, shkruan KOHA Ditore.

"Jemi të pikëlluar që një varg pengesash të paparashikuara e bënë të pamundur mbajtjen e festivalit të cilin e kishim planifikuar me një formacion të shkëlqyeshëm që e kishim rezervuar dhe me një angazhim shoqëror që e parashikonim," tha Lang në një prononcim për Variety.
Pasi që i humbi lejet për t’u mbajtur në vendin e tij origjinal në New Yorkun verior, Woodstock 50 u zhvendos në vendin e quajtur Merriweather Post Pavilion në shtetin e Maryland, duke e shkaktuar kështu një varg anulimesh nga performuesit kryesorë si Miley Cyrus, JAY-Z, John Fogerty, dhe Dead & Company.
Edhe pse Lang i liroi të gjithë performuesit e rezervuar nga kontratat e tyre javën e kaluar, duke i siguruar të gjithë ata që do të tërhiqeshin se nuk do të përballeshin me probleme anulimi, ai tani u ka bërë thirrje artistëve që ta dhurojnë një pjesë të fitimeve të tyre për organizatën bamirëse të përzgjedhur nga festivali, HeadCount.
Edhe
Anulohet festivali për shënimin e 50 vjetorit të themelimit të Woodstockut
"Do të doja t’i inkurajoja artistët dhe agjentët, të cilët janë paguar plotësisht, që ta dhurojnë 10% të honorarëve të tyre për HeadCount ose sipas zgjedhjes së tyre në frymën e paqes," shkroi ai. "Woodstock mbetet i përkushtuar për ndryshime sociale dhe do të vazhdojë të jetë aktiv në mbështetje të misionit kritik të HeadCount për ta nxjerrë votën përpara zgjedhjeve të ardhshme.
“I falënderojmë artistët, adhuruesit dhe partnerët që qëndruan pranë nesh edhe përballë vështirësive. Mendimet e mia shkojnë për Bethel dhe festimin e 50-vjetorit tonë për t’i forcuar vlerat e empatisë, dinjitetit njerëzor dhe bukurinë e dallimeve tona të përqafuara nga Woodstocku."