Showbiz

Idris Elba paralajmëron këngë me reperen Megan Thee Stallion

Foto: AP/Associated Press

Idris Elba e ka paralajmëruar një bashkëpunim të radhës me rep artisten, Megan Thee Stallion.

Në një intervistë për emisionin “The All-New Capital weekender” në radiostacionin “CapitalFM”, aktori dhe DJ i njohur britanik tha se gjatë pandemisë ka punuar shumë rreth realizimit të disa këngëve të reja, përfshirë këtu bashkëpunimet me artistë të tillë si Megan Thee Stallion, Davido dhe Franky Wah.

“Gjatë kësaj kohe që nuk kam angazhime muzikore me mbrëmje të ndryshme, jam munduar të fokusohem në krijimin e projekteve të reja muzikore. Prandaj kam arritur t’i incizoj disa këngë shumë cool të cilat mezi pres t’i lansojë. Nuk dua të zbuloj shumë detaje, por e kam një këngë fantastike me reperen Megan Thee Stallion dhe këngëtarin Davido, e cila do të publikohet shumë shpejtë”.

Gjatë kësaj interviste, Elba po ashtu tha se do të dëshironte të bashkëpunojë me yllin amerikan të muzikës pop, Taylor Sëift.

“Kam disa vjet që e njoh Taylorin. Kur flitet për të, njerëzit mendojnë për shitjet e albumeve dhe shpërblimet e shumta të cilat ajo i fiton. Por ajo që nuk e shohin tek Taylori, është fakti se sa shumë punon dhe sa e përkushtuar është në krijimet e saj. Ajo është një artiste shumë punëtore dhe pavarësisht arritjeve të saj, nuk ndalet së punuari. Të performoj live me të do të ishte vërtetë argëtuese, dhe shpresoj që një ditë të mund ta realizojë këtë dëshirë”.

Në fillim të këtij viti, Idris Elba e lansoi këngën “Gospel 21”, të cilën e kishte shkruar në natën e Vitit të Ri. Kënga erdhi pas një sërë bashkëpunimet të lansuara gjatë vitit 2020, përfshirë këtu këngën “One Fine Day” të sjell në bashkëpunime me dyshen e muzikës elektronike “The Knocks” dhe artistin e muzikës rep dhe hip-hop, Tiggs Da Author.

Vitin e kaluar, Elba nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me reperin e ri Che Lingo, përmes kompanisë së tij incizuese “7Wallace”.