Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Megan Thee Stallion udhëheq me nominime për çmimin “BET Awards”

Ylli i muzikës rep, Megan Thee Stallion, po i udhëheq nominimet për çmimet “BET Awards”, me shtatë nominime gjithsej.

Ylli i hitit “WAP” është renditur në mesin e artistëve më të njohur në ceremoninë e sivjetme, dhe konsiderohet se do të mund të triumfojë në të shtatë kategoritë e nominuara, në natën e ndarjes së shpërblimeve e cila zë vend më 27 qershor.

Megan është nominuar për çmimet “Artistja më e mirë Hip Hop”, “Videoklipi më i mirë i vitit”, “Albumi më i mirë i vitit”, për incizimin e fundit “Good News”, dy shpërblime “Viewer’s Choice Awards” dhe dy çmime “Bashkëpunimi më i mirë” për këngën “Cry Baby” me artistin DaBaby dhe “WAP” me reperen Cardi B.

Edhe reperi DaBaby është në mesin e artistëve më të nominuar të ceremonisë, duke kryesuar në gjithsej 7 kategori.

Ylli i hitit “BOP” i ka katër nominime në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë”, ku garon me këngët “Cry Baby”, “Rockstar”, “For The Night” dhe “Whats Poppin- Remix”.

Edhe Megan Thee Stallion prezantuese e “MTV VMA 2024” Showbiz Megan Thee Stallion prezantuese e “MTV VMA 2024”

DaBaby gjithashtu është nominuar për çmimet “Artisti më i mirë Hip Hop”, “Albumi më i mirë” dhe “Çmimi i publikut”.

Yjet e njohur të muzikës, Cardi B dhe Drake, kanë arritur t’i fitojnë nga pesë nominime secili.

Shpërblimet “BET Awards” i nderojnë personalitetet më të mira të komunitetit të afrikano-amerikanëve, në fushën e muzikës, televizionit, filmit dhe sportit, falë 21 kategorive të kësaj ceremonie mjaft të veçantë.

Ngjarja e sivjetme do të zhvillohet në formën tradicionale, me publik dhe mysafir të pranishëm live në sallë, derisa vitin e kaluar ishte dashur të zhvillohet online për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ndërkohë të enjten që e lamë pas, rep artistja e njohur u shpërblye me çmim “iHeart Radio Music Awards” në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë”, për hitin e padiskutueshëm “Savage” të cilin e ka me yllin e muzikës, Beyonce. Në këtë ngjarje, Megan gjithashtu e shënoi debutimin mbi qilim të kuq me të dashurin e saj, Pardison “Pardi” Fontaine. Të kombinuar në veshje, çifti shkëlqente teksa pozonte për fotografët si dhe dukeshin mjaft të lumtur me njëri-tjetrin.

Edhe Teyana Taylor, Clipse e Kendrick Lamar ndër fituesit kryesor të çmimeve “BET” Showbiz Teyana Taylor, Clipse e Kendrick Lamar ndër fituesit kryesor të çmimeve “BET”

{gallery}

Sa i përket projekteve muzikore, para tri ditësh u lansua edhe kënga e fundit e DJ Khaled, “I Did It”, pjesë e së cilës është edhe Megan Thee Stallion, Post Malone, Lil Babu dhe DaBaby. Kënga i numëron më shumë se 5 milionë klikime dhe po pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga publiku mbarë botëror.