Wolverine i famshëm nga seriali filmik “X-Men”, aktori Hugh Jackman, ka treguar se e ka një zemër fisnike dhe se fama “nuk i ka rënë në kokë”. 50-vjeçari sharmant është aktualisht në Skoci në një turne me muzikorin e tij të ri, ndërsa një dëshmitare anonime u tregoi gazetarëve të “Evening News” se Jackman është një njeri i vërtetë. Ajo më lajmëroi se e kishte parë aktorin australian në rrugë duke folur me një njeri të pastrehë dhe duke nxjerrë para nga xhepi i tij. Hugh ia dha personit të pastrehë 100 funte në kartëmonedha njëzetëshe dhe vendosi ta ftonte atë për drekë.
"Nuk e njoha derisa foli, dhe kur u afrova, e pashë se ishte ai. I pastrehu e refuzoi ftesën për drekë, sepse, siç tha, nuk ishte veshur siç duhet. Hugh Jackman pastaj u largua, dhe unë iu afrova te pastrehut dhe e pyeta nëse e dinte se me kë kishte biseduar. Kur i thashë se bëhej fjalë për aktorin Hugh Jackman, ai gati sa nuk filloi të qante", tha ajo, përcjell KOHA Ditore.
Jackman aktualisht është në turne me muzikorin e tij “The Man. The Music. The Show” dhe planifikon ta vizitojë pjesën më të madhe të Evropës, Australisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ai është i martuar me bashkëshorten 13 vjet më të vjetër Deborra-Lee Furness, me të cilën u njoftua në setin e dramës televizive australiane "Corelli" ndërsa në muajin prill e festuan 23-vjetorin e martesës.
-
Aktori Hugh Jackman në rol të ri, u shërben kafe adhuruesve
-
Mickey Rourke mbledh mbi 84 mijë dollarë për të shmangur dëbimin nga shtëpia
-
Hugh Jackman dhe Deborra-Lee Furness finalizojnë divorcin
-
Deborra-Lee Furness flet për “tradhtinë” pas ndarjes nga Hugh Jackman
-
Hugh Jackman dhe Sutton Foster konfirmojnë lidhjen