Aktori Tom Holland i kishte kërkuar babait të Zendayas, Kazembe Ajamu Coleman, miratimin për fejesë përpara se t’i propozonte Zendays, kanë zbuluar burime për TMZ.
Sipas burimeve të afërta me çiftin, ylli i filmit “Spider-Man” “për muaj të tërë” kishte zhvilluar takime me babain e Zendays, në mënyrë që të kërkonte dorën e vajzës së tij për martesë.
Raportohet se ky ishte një hap i rëndësishëm për Holland, pasi ai është shumë tradicional dhe e ndjeu të nevojshme të siguronte miratimin e Kazembe para se të bënte propozimin.
Kazembe, natyrisht, e pranoi kërkesën, dhe burimet thonë se familja e Zendayas është shumë e emocionuar për këtë kapitull të ri në marrëdhënien e saj me Hollandin. Madje, sipas këtyre burimeve, familja e Zendayas e pëlqen shumë të dashurin e saj dhe e sheh atë si “një djalë të shkëlqyer”.
Raportohet se Holland ka pritur disa muaj për të bërë propozimin, pasi po priste momentin e duhur.
TMZ kishte raportuar fillimisht se Holland i propozoi Zendayas në një nga shtëpitë e familjes së saj në Shtetet e Bashkuara gjatë periudhës së festave, mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Fejesa u konfirmua pasi Zendaya tregoi unazën e saj të re në tapihun e kuq të ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Golden Globes”.
Edhe
Tom Holland dhe Zendaya po planifikojnë një festë “epike” martese

Propozimi ishte shumë intim, pa prani të familjeve të të dyve.
Holland dhe Zendaya u njohën për herë të parë gjatë xhirimeve të filmit “Spider-Man: Homecoming”, ku luajtën dy personazhe të dashuruara, Peter Parker dhe MJ.
Ani pse pati shumë thashetheme për marrëdhënien e tyre, romanca nuk u konfirmua deri në vitin 2021, kur u panë duke u puthur në një makinë.