Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Helen Mirren do të nderohet me çmim special për arritje jetësore

Ylli britanik i kinematografisë, Helen Mirren, do ta pranojë një çmim special “SAG” të cilin e ndanë shoqata e aktorëve në Hollywood, dhe ka për qëllim t’i nderojë arritjet e saj jetësore.

Aktorja 76-vjeçare do ta pranojë trofeun prestigjioz në edicionin e ardhshëm të ceremonisë “SAG Awards”, e cila mbahet më 27 shkurt në Santa Monica.

Mirren tashmë është fituese e pesë çmimeve “SAG” dhe përgjatë vjetëve i ka marrë gjithsej 13 nominime për këtë shpërblim prestigjioz, duke u bërë ylli më i shpërblyer ndonjëherë që do të nderohet me çmimin e karrierës në këtë ngjarje të rëndësishme kinematografike.

Ajo do të jetë artistja e 57-të që pranon çmim “SAG” për arritje jetësore, pas yjeve të njohur të hollywoodit si: Robert De Niro, Alan Alda, Carol Burnett, Lily Tomlin, Debbie Reynolds, Rita Moreno, Dick Van Dyke dhe të tjerë.

Mirren është shprehur e lumtur dhe e nderuar që është përzgjedhur për ta pranuar këtë shpërblim, në ceremoninë e vitit 2022.

Edhe Helen Mirren nuk mendon se e meriton çmimin “SAG” për arritje jetësore Showbiz Helen Mirren nuk mendon se e meriton çmimin “SAG” për arritje jetësore

“Jam e nderuar që jam përzgjedhur ta pranojë shpërblimin ‘SAG’ për arritje jetësore. Nga fillimet e mia kur isha ende një akore e re, gjithnjë jam inspiruar dhe kam mësuar shumë nga aktorët amerikanë, prandaj ky çmim në veçanti është shumë i rëndësishëm për mua”, ka deklaruar Helen Mirren përmes një prononcimi për media.

Mirren shquhet për rolet e shumta në teatër dhe film. Disa prej projekteve të saj më të njohura kinematografike janë: “The Queen”, “Woman in Gold”, “The Good Liar”, “Red”, “Hitchcock”, “Calendar Girls” dhe të tjerë.