Showbiz

Nicole Kidman do të nderohet me çmim special për arritje në karrierë

Foto: AP/Associated Press

Ylli i njohur australian, Nicole Kidman, do të pranojë çmim special për arritje në karrierë në edicionin e ardhshëm të festivalit “Palm Springs International Film Awards”.

Aktorja 54-vjeçare e pranon këtë shpërblim pas performancës fantastike në filmin e saj të fundit “Being the Ricardos”, ku ajo e luan rolin e aktores ikonike të komedisë, Lucille Ball.

Kryetari i festivalit, Harold Matzner, në një prononcim për media deklaroi: “Në televizionin amerikan ekzistojnë vetëm pak yje klasike që janë të dashura për publikun, sikur Lucille Ball. Dhe sfidimi i vetes për ta portretizuar një talent të rrallë dhe ikonik, tregon sa e talentuar është ajo. Në projektin e saj të fundit, Nicole Kidman, e sjellë një performancë fantastike të këtij personazhi duke e portretizuar saktë siç ka qenë ajo para dhe pas kamerave, dhe duke e reflektuar guximin unik të Lucyt që e bëri atë një fuqi të pandalur në kinematografinë e viteve ‘50 dhe ’60. Për këtë rol dhe performancat e shumta fantastike të aktores në të kaluarën, jemi të lumtur t’ia prezantojnë çmimin prestigjioz për arritje në karrierë, Nicole Kidmanit”.

Kidman do ta pranojë shpërblimin e saj personalisht në një ngjarje speciale e cila do të mbahet më 6 janar të vitit të ardhshëm në “Qendrën e Konventës Palm Springs”, kurse festivali i cili karakterizohet edhe me ceremoninë e ndarjes së çmimeve do të përmbyllet më 17 janar 2022.

Kështu, aktorja e shpërblyer me “Oscar” i bashkëngjitet listës së yjeve të nderuar më parë me çmimin special të karrierës, si Annette Bening, Kevin Costner, Bruce Dern, Laura Dern, Clint Eastwood, Sally Field, Morgan Freeman, Anthony Hopkins, Holly Hunter, Samuel L. Jackson dhe Spike Lee.

Në ceremoninë e ardhshme të ndarjes së shpërblimeve do të nderohen edhe disa personalitete tjera të kinematografisë, si regjisori Kenneth Branagh së bashku me aktorët Caitríona Balfe, Jamie Dornan, Ciarán Hinds dhe Jude Hill, të cilët do ta pranojnë çmimin “Vanguard Award” për punën fantastike në dramën “Belfast”, Jennifer Hudson e pranon shpërblimin “Chairman’s Award” për portretizimin e këngëtares ikonike, Aretha Franklin, në filmin biografik “Respect” dhe kasta e aktorëve të filmit, “King Richard”, do të nderohet me shpërblimin “Ensemble Performance Award”.

Përktheu: Edona Binaku