Duka dhe dukesha e Sussexit ishin në New York të martën (6 dhjetor) për ta pranuar çmimin “Ripple Of Hope Award”, i cili iu nda për angazhimin e tyre për drejtësi racore dhe për shëndetin mendor. Ky shpërblim është krijuar nga organizata “Robert F. Kennedy Human Rights”.
Harry dhe Meghan u nderuan në këtë ngjarje përkrahë personaliteteve tjera përfshirë këtu edhe presidentin e Ukrainës, Volodymr Zelenskyy.
Markle u shfaq tejet elegante e veshur me një fustan të bardhë, me mëngë të gjata dhe krahë të ekspozuar të markës franceze, “Louis Vuitton”, dhe çifti i njohur mbretëror dukej i lumtur dhe në disponim të mirë teksa parakaloi mbi qilimin e kuq të shtruar me këtë rast.
Kerry Kennedy, që është vajza e Robert F Kennedyt dhe njëherësh udhëheqëse e organizatës “Robert F Kennedy Human Rights”, për gazetarët e pranishëm tha se ishte krenare që po i nderonte ata në këtë gala mbrëmje.
“Ata janë ngritur në këmbë, kanë folur për drejtësinë racore dhe kanë folur për sëmundjet mendore në një mënyrë që ishte tepër e guximshme. Që Meghan të dalë në televizion kombëtar dhe ta normalizojë diskutimin e shëndetit mendor, në këtë pikë, është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe shumë e guximshme”, deklaroi Kennedy për portalin “Extra”.
Udhëtimi i dyshes së famshme nga Los Angelesi në New York vjen pak ditë para lansimit të dokumentarit të tyre të shumëpritur “Harry & Meghan”. Tri episode e para të këtij projekti do të publikohen në Netflix të enjten (8 dhjetor), kurse tri episode e ardhshme lansohen nga 15 dhjetori.
-
Markle shfaqet në Javën e Modës në Paris
-
Meghan Markle e pranoi çmimin “Women of Vision” në New York
-
Mbreti Charles ribashkohet me nipin dhe mbesën për herë të parë pas katër vjetësh
-
Harry i vetëm në Britani pasi gruas dhe fëmijëve të tij nuk iu ofrua siguri shtetërore
-
Trumpi pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë