Dukesha e Sussexit, Meghan Markle, u nderua me çmimin “Women of Vision” në një ceremoni glamuroze që zuri vend në New York.
41-vjeçarja, e cila është e martuar me princin Harry, u vlerësua për avokimin e përjetshëm për gratë dhe vajzat dhe me të dalë në skenë për ta pranuar çmimin, e shfrytëzoi rastin që përmes fjalimit të saj të ofrojë fjalë inkurajimi për gratë e reja anembanë botës.
“Kurrë nuk është vonë për të filluar diçka. Ju mund të jeni vizionare e jetës suaj”, tha Markle para të pranishmëve në sallën “Ziegfeld” të Manhattanit.
Ish-aktorja, e cila në ceremoni shoqërohej nga bashkëshorti dhe nëna e saj, po ashtu i inkurajoi gratë që të ndihmojnë për ta bërë botën një vend më të barabartë.
“Ju mund ta krijoni një rrugë duke i përsëritur veprimet tuaja të përditshme siç janë, shërbimi për komunitet, mirësia, mbrojtja e njëra-tjetrës, shfaqja e mirësjelljes, të qenit të drejtë, dhe kështu të gjitha këto veti bëhen pikërisht gjërat që njihen nga vala e ardhshme e grave, të reja dhe të vjetra, të cilat gjithashtu do të zgjedhin për t’iu bashkuar lëvizjes sonë dhe për ta bërë realitet vizionin tonë për një botë të barabartë”.
Edhe
Meghan Markle e lumtur që fëmijët e saj “janë ende shumë të vegjël për rrjete sociale”
Gala mbrëmja e mrekullueshme u organizua nga fondacioni “Ms. Foundation for Women”, një organizatë jofitimprurëse që i dedikohet grave në SHBA.
Meghan dhe Harry janë prindër të dy fëmijëve, Princi Archie dhe Princesha Lilibet.
