Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Harnet tregon arsyet pse iku nga Hollywoodi

Aktori dikur i njohur Josh Harnett ka treguar për arsyet se përse iku nga skenat e Hollywoodit. Në një intervistë të rrallë ai ka thënë se këtë e bëri për hatër të shëndetit të tij mendor.

Aktori i “Pearl Harbor”, i cili refuzoi ofertën për rolin e Supermenit në një marrëveshje të raportuar prej 100 milionë dollarësh për tre filma- ka treguar për një intervistë të rrallë rreth vendimit të tij për t’u larguar nga qendra e vëmendjes dhe për të shmangur filmat e suksesshëm në kulmin e karrierës së tij për t’u përqendruar në jetën e tij shtëpiake, dhe pse kjo është “gjëja më e mirë që ka bërë ndonjëherë”.

Ai ka treguar për Channel Seven’s ‘Sunrise’: “Ka qenë gjëja më e mirë për shëndetin tim mendor dhe për karrierën time në Hollywood që të vazhdoja ta mbaja në gji”.

“Për fat të mirë, mendoj se u futa herët aty- ka të bëjë me të krijuarit e një jete të mirë shtëpiake dhe të jesh në gjendje të bësh gjëra të mrekullueshme, siç është të krijosh filma, që është një nder i madh”.

Josh nuk është penduar për rolet që i ka refuzuar, përfshirë edhe një ofertë për të luajtur së bashku me Joaquin Phoenix në një film homoseksual të vitit 2006, tek “Brokeback Mountain”, në pjesë që i shkuan Jake Gyllenhaal dhe të ndjerit Heath Ledger.

Edhe Josh Hartnett tregon arsyen pse e la Hollywoodin Showbiz Josh Hartnett tregon arsyen pse e la Hollywoodin

“Fatkeqësisht, isha duke u bërë pjesë e “Brockeback Mountain”. “Kisha edhe një kontratë me filmin e vitit 2006 “Black Dahlia” që kisha për të luajtur, por më është dashur ta lë”.

“Kam dashur gjithmonë ta puthja Joaquin Phoenix”, ka thënë ai me shaka.

Ylli i “Wrath of Man” – i cili ka tre fëmijë me partneren Tamsin Egerton- së fundmi ka pranuar që asnjëherë nuk ka synuar të jetë top dog në Hollivud.

“Ata që janë në maje jetojnë me frikën se dikush do të jetë pas tyre”, ka thënë ai.

“Nëse ambicia juaj e vërtetë është që të jeni në krye gjatë gjithë kohës, do ta kalosh jetën duke shikuar mbi shpatullën tënde”.

“Kurrë nuk e kam dashur atë. Krejt çka dua është të punoj me njerëz të mirë dhe të kaloj kohën e lirë më njerëzit që i dua”, ka treguar ai.

Teksa njerëzit mendonin se 43-vjeçari po “çmendej” që po e linte Hollywoodin për një jetë më të qetë, ai ishte falënderues që e vendosi jetën e tij në rend të parë.

“Vendosa të kem një jetë. Ta vendos atë në rend të parë. Ky ka qenë gjithmonë qëllimi im”.

Edhe Kurt Russell tregon se si e ndërtoi karrierën ani pse zgjodhi të mos jetonte në Hollywood Showbiz Kurt Russell tregon se si e ndërtoi karrierën ani pse zgjodhi të mos jetonte në Hollywood

“Ndihem i fuqishëm për miqtë që i kam njohur për një kohë të gjatë dhe për familjen time. Doja të sigurohesha se nuk po i humbisja këto marrëdhënie. Këta njerëz më bëjnë ky që jam. I kam vendosur këta para ëndrrës për të ndjekur Hollywoodin.

“Gjëja që jam më së shumti krenar është të qenit baba i tre fëmijëve. Ende mund të bëj punë të mira dhe sa më shumë që moshohem, karakteret bëhen më interesante”.